Futboll Premier League Sport

BARAZIM ME GOLA/ Manchester United “ngec” ndaj West Brom, De Gea e shpëton me dy super pritje

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 ndaj WBA në javën e 24-t të Premier League.

Një tjetër ndalesë për Djajtë e Kuq pas barazimit 3-3 të marrë në shtëpi ndaj Everton-it tetë ditë më parë.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë.

Vendasit kanë shënuar pas 83 sekondash lojë me Diagne, ndërsa miqtë janë kundërpërgjigjur në fundin e pjesë së parë me Fernandes.

De Gea ka shpëtuar skuadrën e Solskjaer me dy pritje të jashtëzakonshme.

Ky barazim favorizon Manchester City-in, që kryeson renditjen me një avantazh prej shtatë pikësh dhe ka një ndeshje më pak.

Related posts

E BUJSHME/ Manchester United i ofrohet Verrati si pjesë e marrëveshjes për…

Isa.Autor

EVERTON-MANCHESTER CITY/ “Miqtë” dyfishojnë shifrat, shënon Jesus

Delo.autor

“SUPER LIGA? AGNELLI NA DHA BESIM TË PLOTË, POR…”/ Pirlo: Zgjedhjet në fushë? Ronaldo e Dibala titullar ndaj Parmës

Delo.autor

Leave a Comment