Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Trajneri Pioli përgatit “armatën” kundër Inter. Ja cilët lojtarë thërret në grumbullim…

Në vigjilje të sfidës derbi ndaj Interit, e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, Stefano Pioli ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e rëndësishme ndaj zikaltërve e cila mund të rezultojë vendimtare për fatet e dy skuadrave për titullin kampion në Serinë A italiane.

Vihet re në listë mungesa e Manxukiç dhe Benaser për arsye të dëmtimit muskulor. Lista e teknikut italian është e plotë dhe sipas mediave italiane do të luajë me 11-shen më të mirë të mundshme.

LISTA E LOJTARËVE TË GRUMBULLUAR –

PORTIER –Xh. Donaruma, A. Donaruma, Tatarushanu

MBROJTËS – Kalabria, Dalot, Gabia, Teo Hernandez, Kjaer, Kalulu, Romanjoli, Tomori

MESFUSHORË – Çalhanollu, Kastijeho, Brahim Diaz, Hauge, Kesi, Kruniç, Meite, Tonali, Salemakers

SULMUES – Ibrahimoviç, Leao, Rebiç

Related posts

SHQIPËRI-LITUANI/ Drithërima në portën shqiptare, Strakosha bën shpëtimtarin (VIDEO)

Delo.autor

TRENDI I RI/ I shënoi Arsenalit, lojtari i Atletiko Madridit FESTON me SHQIPONJË (FOTO)

Isa.Autor

MALAZEZËT KAMPIONËT E DEMBELIZMIT/ Shpallen fitues të “Lojërave Olimpike të përtacisë” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment