Futboll Seria A Sport

NGA EFEKTI DOMINO TEK PIKËT E HUMBURA/ Inter i madh me të mëdhatë, tjetër hap cilësor nga Conte

Në “Appiano Gentile” fjala titull për momentin është e ndaluar. Mendimi kryesor është përgatitja për Xhenoan. Më pas për Parmën, Atalantën… Megjithatë, tani Antonio Konte mund t’i shikojë në sy lojtarët e tij me vetëdijen se rruga e marrë është ajo e duhura, sepse tani Interi fiton edhe përballjet direkte. Konte kishte arritur të ndryshonte tendencën që në sezonin e tij të parë. Në 12 sfidat kundër të mëdhave kishin arritur 6 fitore, 3 barazime dhe po aq humbje.

Për fatin e keq të zikaltërve, përtej humbjes në shtëpinë e Lacios, u regjistruan edhe dy përballjet me Juven, që jo rastësisht më pas fitoi titullin e nëntë radhazi. Dhe, klasifikimi final i turneut të kaluar reflekton atë të dueleve direkte: Juve 22 pikë, Interi 21, Atalanta 20, Lacio 17.

EFEKT DOMINO – Konte bëri skuadrën të hidhte hapin cilësor, duke reduktuar diferencat me të parën e klasës. Tani trajneri po tenton t’i shtyjë më tej, me përcjelljen e aftësisë së leximit të momenteve të ndeshjes, të kuptimit se kur duhet pritur e kur duhet sulmuar. Në këtë optikë nuk ka peshë humbja 2-0 kundër Juves në mesin e janarit, por akoma më shumë ndikon fakti që nuk dështoi në testet pasardhëse kundër një Lacioje që vinte nga dy suksese radhazi dhe më pas Milanit, në derbin ku nisi arratia.

PIKËT E HUMBURA — Pikërisht në derbin e fazës së parë, ndër të tjera, i luajtur minimalisht si i barabartë dhe me 2/3-at e mbrojtjes jashtë për shkak të COVID-it, është shënuar humbja e vetme kundër të mëdhave. Barazimet janë tri, me aspektin e përbashkët që janë regjistruar në fazën e parë, jashtë fushe dhe mbi të gjitha me përmbysje në fund: fillimisht në fushën e Lacios, më pas në Bergamo ndaj Atalantës dhe me Romën në kryeqytet. Fitoret në “San Siro” kundër Napolit, Juves, Lacios dhe Milanit (nëntë gola të shënuar, një i pësuar) e vendosin Interin në krye edhe të klasifikimit të pjesshëm mes të mëdhave, me 15 pikë në tetë ndeshje, kundrejt 14 të Atalantës, që do të jetë më 8 mars edhe rivali i radhës në rrugën e Kontes.

Related posts

PLAS GALLATA NË RRJET/ Arbitrit i bie kartoni i verdhë, lojtari e “ndëshkon” në vend të tij (VIDEO)

Delo.autor

AKSIDENT I FRIKSHMËM RRUGOR/ Ylli i Bayernit shkatërron makinën luksoze (FOTO)

Delo.autor

“SI NUK I VJEN TURP”/ Rrjeti “shpërthen” në kritika pasi Ronaldo i dha leksion De Geas si të bëjë… portierin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment