Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Barcelona refuzoi ofertën 150 milionë euroshe nga Manchester United për këtë lojtar

Një lajm i bujshëm është raportuar së fundmi nga Anglia, ku “The Sun” bën me dije se Manchester United është munduar të bindë Barcelonën verën e vitit të shkuar për të liruar Ansu Fatin.

Oferta e “Djajve të Kuq” ka qenë marramendëse, pasi anglezët i kanë vendosur në pjatë Barcelonës plot 150 milionë euro për shërbimet e Ansu Fati.

Gjithsesi, katalanasit duket se e kanë refuzuar këtë ofertë, pasi talenti spanjoll shihet si pasardhësi i Leo Messit në “Camp Nou” dhe kurrësesi nuk mund të largohet.

Ansu Fati ka debutuar me fanellën e Barcelonës kur ishte vetëm 16 vjeç dhe ka thyer shumë rekorde deri më tani me fanellën blaugrana.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ KAMPIONËVE NË FUQI/ Flet Trajneri Dovedan: Ky është Bylisi i vërtetë…

Delo.autor

Sturridge gjithmonë e më larg Liverpoolit, i ofrohet Interit në formë huazimi

Q.Autor

Te Lazio e pranojnë; De Vrij drejt Interit, por… ka konkurrencë

Q.Autor

Leave a Comment