Futboll Sport

KURORËZON CR7/ Costinha: Nuk mund ta duash atë, veç nëse je ziliqar. Te Reali u tallën me të dhe…

Një Kupë UEFA dhe një Champions League me Porto, kampionatin francez me Monaco… Karriera e Francisco José Rodrigues da Costa, i njohur më mirë si Costinha, është për t’u treguar. Mbrojtësi ishte një nga gurët e themelit të ekipit që befasoi botën, me Mourinho në stol, në fillim të mijëvjeçarit të ri. Gjithashtu, ai pati mundësinë të njihej shumë mirë me Cristiano Ronaldon.

Të dy ishin shokë skuadre në periudhën fillestare të karrierës. Nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Costinha ka kujtime të shkëlqyera: Ishte e qartë që nga fillimi se dëshironte të bëhej më i miri, stërvitej për të qenë më i miri. Cristiano i respektonte shokët e tij më të vjetër të skuadrës, i pyeste si të përmirësohej. Ai punonte shumë, përpiqej të kuptonte se si të përmirësohej.

Nëse shihte dikë më të mirë se ai në ekipin tjetër, një punëtor të palodhur, merrte shtysë dhe provonte se është i pari. Ferguson e mësoi si të pasonte topin dhe të driblonte. Një fenomen, në të gjitha aspektet. Dhe sigurisht, një karakter polarizues. Është e pamundur të mos e duash Cristiano Ronaldon, nëse nuk e ke zili atë. Ai thjesht ka nevojë për një shans që të shënojë gol. Është i përulur, jam i lumtur për sukseset e tij”.

Costinha më pas tregon një anekdotë që shpjegon në mënyrë të përsosur fiksimin e Cristiano Ronaldos mbi përsosmërinë. “Lojtarët e Realit po stërviteshin me goditje drejt portës. Të tjerët humbën 6 ose 10 goditje. Ronaldo humbi vetëm një nga 20 gjuajtje, por ata filluan të talleshin me të dhe u zemërua. Pastaj mori një thes plot me topa dhe filloi të godiste i vetëm në portë.

Ai duhej të shënonte nga të gjitha goditjet dhe e bëri. Sa lojtarë mund ta bëjë këtë? Ky është karakteri i tij, Ronaldo zemërohet kur bën një gabim. Pas stërvitjes e pyeta Mourinho se çfarë ndodhi me të. Ai më tha ta lë vetëm, se ishte plotësisht i përqendruar, nuk pranon asnjë gabim”. Dhe në moshën 36-vjeçare, rezultatet e një pune kaq të madhe dhe këmbëngulëse janë të dukshme…

Related posts

Skënderbeu nis “pushimet”, pas 55 ndeshjesh sezonale. Champions, ende në dyshim

Sadik.Autor

NEYMAR DREJT RIKTHIMIT NË “CAMP NOU”/ Rivaldo bekon këtë shkëmbim te Barcelona, kundër blerjes së “Demit”Lautaro

Delo.autor

E DËSHIRONTE PREJ VITESH/ Mesi nuk i ndahet Kupës së Botës as në…gjumë

F.autor

Leave a Comment