Futboll Sport

PARALAJMËRON BAYERN MUNICH/ Felipe Melo: Gjithçka mund të ndodhë. Ai është një legjendë që tani

Felipe Melo nuk ka mundur të japë kontributin e tij në fitoren historike të Palmeiras në Kupën Libertadores.

Mesfushori dhe kapiteni, i cili vjen nga një dëmtim i gjatë, ka luajtur vetëm në minutat e fundit për të mbrojtur rezultatin dhe tani po përgatitet të jetojë eksperiencën e Botërorit për klube, ku  kundërshtari për t’u mposhtur do të jetë sigurisht Bayern Munich:

“Ka një skuadër që duhet mposhtur dhe është Bayern Munich, që ka ekipin më të mirë, lojtarin më të mirë në botë dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj. Por janë  edhe Tigres me Ulsan”, ka thënë brazilianit për Globoesporte.

“Të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira. Në fillim do të mendojmë për gjysmëfinalen, do të jetë e komplikuar dhe shpresojmë të fitojmë. Në finale duhet të gjejmë Bayern-in, por gjithçka mund të ndodhë. Ne ëndërrojmë trofeun”.

Për trajnerin Ferreira: “Për mua është një legjendë e klubit që tani, siç janë profesor Scolari dhe Luxemburgo. Janë trajnerë që kanë fituar shumë dhe Abel na ka sjellë Libertadores-in e dytë, pas 20 vitesh. I vetmi që e kishte fituar ishte Felipao. Abel do të kujtohet në përjetësi”.

Related posts

Joachim Low: Një humbje nuk mjafton për të hedhur poshtë kampionët e Botës!

Sadik.Autor

“MAGJIA” E TALENTIT LË PA FJALË KLOPP/ Shikoni si reagon trajneri i Liverpool pas eurogolit (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON MERKATON E JANARIT/ Emery: Dua lojtarë që janë gati, ky është i preferuari im

Delo.autor

Leave a Comment