Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Manchester United. Rezultati 0-0

Chelsea do të kërkojë t’i rrisë shpresat për top katërshe në Premierligë, kur të takohen sonte me Manchester Unitedin në një ndeshje derbi të javës së 26-të të sezonit 2020/21. Derbi i javës së 26-të në Premierligë do të zhvillohet në Stamford Bridge në orën 17:30, me Chelsean që synon ta ripërtërijë rivalitetin me Manchester Unitedin, transmeton Gazeta Express.

Pas një periudhe të keqe kah fundi i qëndrimit të trajnerin Frank Lampard, të kaltrit e Londrës e kanë rimarrë veten nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Thomas Tuchel, duke mos humbur në nëntë ndeshje që prej se gjermani e mori drejtimin e skuadrës, shtatë prej të cilave i ka fituar. Chelsea do të ngrihet në pozitën e katërt me një fitore eventuale sonte në Londër, pasi rivali i qytetit West Hami e mban atë pozitë me vetëm dy pikë më shumë.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj një Unitedi që nuk e ka humbur asnjë ndeshje në udhëtim këtë sezon në ligë.Në ndeshjen e parë të këtij sezoni në ligë, që u zhvillua në Old Trafford, Chelsea dhe Unitedi luajtën baras pa gola.Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ngel 13 pikë larg rivalit dhe liderit Manchester City, ndërkohë që ndiqet nga Leicester City që ka pikë të barabarta (49) me të në pozitën e tretë.

 

LIVE/ Chelsea – Manchester United 0-0

 

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Predikuesi islamik: Dëmtimi i Salah ishte një ndëshkim nga Zoti për prishjen e Ramazanit

Sadik.Autor

E DINIT?/ Ja kush janë trajnerët që janë pa punë për momentin

Isa.Autor

Tek Liverpool presin një ndeshje të çmendur, mbrojtësi i tërheq vëmendjen ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment