Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Napoli tronditet nga Granada, paqe në Benfica-Arsenal. Përmbysje e “çmendur” e Ajax

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e para Europa League të vlefshme për fazën e 1/16-ave, ku padyshim surpriza më e madhe ka ardhur nga Granada, që ka mposhtur pastër me shifrat 2-0 Napolin e Genaro Gattusos.

Fillimisht, spanjollët shënuan me anë të Herrera në minutën e 19-të, ndërsa 3 minuta më vonë dyfishuan me anë të Kennedy. Napoli u përpoq të reagonte, por mbrojtja e Granadas ishte hermetike dhe nuk lejoi asnjë sulm të italianëve të konkretizohet. Tashmë, ekipi i Gattusos do të ketë një detyrë shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit.

Benfica dhe Arsenal nga ana tjetër u ndanë në barazim 1-1, me Bukayo Sakan që iu kundërpërgjigj golit të Pizzit, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Në Francë, Ajaxi realizoi një përmbysje të çmendur 1-2 ndaj Lille, duke shënuar dy gola në minutat 84’ dhe 89’.

Villareal dhe Shakhtar Donetsk hodhën një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër, pasi mposhtën në transfertë me shifrat 0-2 respektivisht Salzburg dhe Maccabi Tel Aviv. Antwerp-Rangers u mbyll 3-4 ndërsa Molde-Hoffenheim barazim 3-3.

Related posts

BUNDESLIGA/ Werderi i Rashicës shpëton në frymën e fundit, bie Dusseldorfi. Schalke e mbyll me rekord

Delo.autor

Sevilla shënjestron sulmuesin e Milanit si objektivin kryesor në merkato e verës

Sadik.Autor

RRËFEN AVENTURËN E IBRAHIMOVIC TEK MLS/ Agjenti Raiola: Donte të jetonte atje me familjen, por…

Delo.autor

Leave a Comment