Boks Futboll Sport Të tjera

“KËTË SFIDË DO TA FITOJË…”/ Andy Ruiz bën parashikimin për duelin mes Fury dhe Joshua

Andy Ruiz Jr., ish-kampion i botës në peshën e rëndë, mendon se Tyson Fury do ta fitojë duelin ndaj Anthony Joshua, një sfidë që pritet të zhvillohet këtë verë dhe do të unifikojë titujt kampionë bote të këtij Divizioni.

Sipas Ruiz (33 fitore, 2 humbje), Joshua nuk është përballur kurrë me një boksier me aftësitë e Fury dhe stili i tij i boksimit do t’i shkaktojë probleme në ring.

“Unë mendoj se do të jetë një sfidë interesante. Unë jam përballur dy herë me Joshua (1 fitore, 1 humbje), por asnjëherë me Fury. Tyson Fury ka një stil të çuditshëm boksimi. Është i gjatë dhe bokson lart. Unë e shoh atë fitues në këtë sfidë ndaj Joshua”, tha Ruiz.

“Joshua nuk më pëlqeu shumë në duelin ndaj Pulev, ndaj mendoj se Fury fiton. Gjithsesi, në sport asnjëherë nuk i dihet. Gjithçka do të varet edhe nga forma e Fury. fakt është që Joshua nuk ka dueluar me një boksier si Fury, që lëviz shumë në ring dhe bokson fort”, tha Ruiz Jr.

Related posts

PAKTI I BËRË NË MUAJIN GUSHT/ Ja çfarë do të ndodhë me Conten nëse humb ndaj Realit ndeshjen tjetër…

Delo.autor

TIRANA KËRKON ME ÇDO KUSHT KUPËN/ Shikoni prej sa vitesh nuk kanë fituar bardheblutë dopietë trofesh

Delo.autor

INTERI NIS FESTËN/ ASENSIO merr 10-ën e Modric, REALI DORZOHET për kroatin (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment