Futboll Kategoria Superiore Sport

SHERRI MASIV BYLIS-LAÇI/ Rrëfehet Bekim Kuli: Si u gjakosa pas tërbimit të Nuabuezes

Bekim Kuli nuk e kishte menduar kurrë se tashmë që është në rolin e zv.trajnerit të Bylisit, do t’i ndodhte një situatë e tillë, aq më tepër që si futbollist nuk mban mend të jetë gjakosur prej zënkës në fushë.

Pas incidentit në ndeshjen Bylisi-Laçi 0-1, luajtur të shtunën në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, gazeta “Panorama Sport” kontaktoi Kulin, teksa ai shpjegoi se çfarë kishte ndodhur në atë moment në fushë, ku u pa i gjakosur pasi ndërhyri kur Nuabueze po grushtohej me lojtarët e Bylisit. Ai tregon se, përveç gjakosjes në fytyrë, ka edhe një hematomë në dorë.

“Tani kur e mendon dhe e diskuton me gjakftohtësi çfarë ndodhi, mendoj se është diçka që nuk duhet të ndodhë në asnjë fushë futbolli, sepse jemi në vitin 2021 dhe kjo është e papranueshme. Kur sulmuesi i Laçit po vinte drejt meje me kurriz, pasi po kapej me lojtarët tanë, unë rrëshkita duke u rrëzuar në tokë. Nuk kam pasur përplasje me grushte me të, madje dhe në tokë kam marrë dëmtime, ndoshta edhe nga lojtarët e mi apo dhe të Laçit pa dashje.

Thjesht ndodhi prej inercisë që mori sherri. Kam dëgjuar shumë fjalë, por në fakt asgjë nga ato që përflitet s’është e vërtetë. Kam shkuar të ndaj lojtarët dhe e përsëris, kanë qenë goditje pa dashje, të cilat më kanë dëmtuar në dorë dhe gërvishtur në ballë.

Fillimisht ka ardhur Malota apo edhe pjesëtarë të stafit dhe lojtarë të Laçit, me të cilët edhe njihem personalisht. Unë kam qenë nga ata lojtarë gjaknxehtë, por nuk është mirë që të bësh debate në sport, edhe për faktin se sot je në Ballsh, nesër në Laç, pasnesër në Kavajë etj.”, sqaroi Kuli.

Related posts

I FRIKSHËM PARA PORTËS/ Pochettino: Nëse Harry KANE do të ishte italian…

Isa.Autor

Blerja e re e Realit tregon potencialin e tij (VIDEO)

Sadik.Autor

VAZHDON KRISJA TEK NAPOLI/ Hysaj “mollë sherri” tek klubi, presidenti De Laurentiis i del përsëri kundër Gatussos

Delo.autor