Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GOL DHE SHQIPONJË/ Sulmuesi shqiptar nuk ndalet në kampionatin kroat, tund sërish rrjetën (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Emir Sahiti, i cili është aktivizuar edhe me Shpresat, ka shënuar një gol mjaft të bukur në elitën e futbollit kroat në sfidën midis Istra-Sebenik duke kaluar miqtë në avantazh.

Një pasim i bukur nga Rak dhe Sahiti futet midis dy lojtarëve për të mposhtur më pas portierin me një goditje të bukur. Pas shënimit të golit, talenti festoi duke bërë me duar shqiponjën.

Ky është goli 7 sezonal për Sahitin i cili është në huazim nga skuadra e Hajdukut të Splitit. Ndeshja u mbyll me fitoren e Istras 3-2, pasi vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Related posts

REVOLUCION TEK JUVENTUS/ Ronaldo drejt largimit, në Torino pritet afrimi i yllit të Atleticos

Delo.autor

Fanella më e bukur në botë/ Çuditërisht, vendin e parë e zë ekipi LEGJENDAR

Isa.Autor

ZYRTARE/ Partizani rikthen mbrojtësin, kontratë për një vit e gjysmë

F.autor

Leave a Comment