Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Grosjean nis aventurën e re, rikthehet në pistë 86 ditë pas aksidentit

86 ditë nga aksidenti i frikshëm në Bahrein, ku makina e Romain Grosjean u nda në dy pjesë dhe u përfshi në flakë, piloti francez ka riveshur tutën e garës dhe ka zbritur sërish në pistë. Këtë herë, 34-vjeçari ka nisur aventurën e tij të re në garat e IndyCar.

Grosjean ka qenë sot në Alabama, në “Barber Motorsports Park”, ku më 18 prill do të zhvillohet gara e parë sezonale në IndyCar. Ai provoi makinën Dal Coyne Racing, me të cilën do të garojë këtë sezon, për t’u ambientuar me shpëjtësinë dhe këtë kampionat.

“U ndjeva si në shtëpinë time. Ishte një ditë speciale. Nuk jam aspak i shqetësuar, vetëm kam dëshirë të pilotoj. Në xhirot e para muskujt ishin të tendosur, por me kalimin e kohës situata u përmirësua dhe ky është një sinjal i mirë”, tha Grosjean.

Related posts

Në Itali e presin tek Milani, ja reagimi i fundit i Kerim Benzemas…

Isa.Autor

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT/ Messi, më mirë se Juventus dhe Real-i. Barcelona tërbon rivalët…

Delo.autor

“THONË PËR MUA QË JAM THJESHT NË FORMË TË MIRË”/ Ylli Lukaku: I përkas edhe unë grupit të…

Delo.autor

Leave a Comment