Futboll Sport

GJEST I MADHE/ Të dënuar me burg për përplasjen me policinë maqedonase, klubi shqiptar dhuratë Grupit të Kumanovës (FOTO)

Klubi kampion i Kosovës, Drita u ka dërguar fanela të personalizuara për Grupin e Kumanovës, i cili vuan dënim me burg nga autoritetet maqedonase. Veprimi i Dritës ka gëzuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Njëri prej të dënuarëve, Naser Bajraliu zbuloi “dhuratën” e marrë nga klubi i Dritës.

Grupi i Kumanovës njihet për përplasjen e armatosur në 9-10 maj 2015 në “Lagjen e Trimave” me policinë maqedonase. Nga shkëmbimet e vazhdueshme të zjarrit u vranë 10 militantë të UÇK-së, 8 policë maqedonas, ndërsa u plagosën 37 punonjës të rendit.

28 pjesëtarët e Grupit të Kumanovës u kapën nga policia maqedonase dhe u dënuan me burgime të rënda për “terrorizëm”. Megjithatë, është kërkuar të kryhet një hetim ndërkombëtar për dënimin e tyre.

Related posts

9 LOJTARË DREJT LARGIMIT NGA “BERNABEU”/ Perez synon rreth 500 milionë euro nga shitjet, ja lista e “viktimave”

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ “Gjirokastritët” ndahen nga një pikë me Flamurtarin

Delo.autor

SENSUALE DHE BOMBASTIKE/ Modelja Neguesha, dedikim special për Marion e saj (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment