Futboll Sport

KARTONI PRO “LOS BLANCOS” NDAJ ATALANTËS/ Ja pse tradhtohet arbitri. Mendi ishte në zonën DOGSO, por… (FOTO)

Ndërkohë që në Itali kanë shpërthyer kundër vendimit të arbitrit Tobias Shtiler për kartonin e kuq direkt ndaj Frojlerit në minutën e 17-të të ndeshjes Atalanta-Real Madrid, rregullorja e lojës aprovon veprimin e tij të certifikuar edhe nga VAR-i. E vërteta është që diferenca mes kartonit të verdhë dhe të kuq është shumë e vogël në këtë aksion, teksa Mendi zotëroi topin dhe mund të shkonte drejt portës së Atalantës.

Arbitri përjashtoi Frojlerin nga ndeshja sepse konsideroi që aksioni ishte rast konkret goli. Por, për ta konsideruar diçka të tillë duhet të përmbushen katër kushte kryesore. E para: Distanca mes vendit ku kryhet faulli dhe porta. Në këtë rast përmbushet. E dyta: Mundësia që ka sulmuesi (Mendi në këtë rast) të ketë topin. Edhe kjo pikë plotësohet. E treta: Pozicioni dhe numri i mbrojtësve që mund të vijnë për të mbyllur aksionin premtues. Nga imazhet duket se nuk ka lojtar tjetër të Atalantës afër. E katërta: Drejtimi i topit.

Kjo është pika ku ka disa interpretime të ndryshme. Nëse një nga këto pika nuk përmbushet, atëherë kartoni i kuq është deri diku i diskutueshëm dhe nuk konsiderohet rast i pastër goli, por thjesht aksion premtues. Ndërprerja me faull e këtij aksioni është karton i verdhë. DOGSO – Në rastin e kartonit të kuq të Frojlerit faulli është jashtë zonës dhe ndëshkohet përherë. Nëse do të prodhohej brenda zone, atëherë do të ishte penallti dhe i kuq kur mbrojtësi nuk interesohet fare për topin dhe me të verdhë nëse lufton për të shkuar te topi. Dyshimi për rastin Mendi është drejtimi nga do të shkojë topi dhe zona ku ndodhet mbrojtësi. I kuq apo i verdhë? Për të larguar dyshimet, Bordi Ndërkombëtar ka krijuar një zonë që quhet DOGSO, në mënyrë që të ndihmojë arbitrat në rastet që janë të diskutueshme.

Zona DOGSO (inicialet në anglisht të Denying an Obvius Goal Scoring Opportunity) që do të thotë mohimi i mundësisë për një gol të sigurt. Është një zonë imagjinare, ku mund të ndëshkosh me karton të kuq një lojtar nëse ai është i fundit. Është si zgjatim i vijave të zonës së madhe deri në mesfushë. Pikërisht në këtë zonë imagjinare ndodhej Mendi, çka do të thotë se Shtiler mund të ketë të drejtë. Dyshimi i vetëm mbetet zona ku shkon topi pas prekjes së Mendisë, por aksioni gjithsesi ishte premtues. Ky është sqarimi që jep gazeta spanjolle “MARCA”.

Related posts

E BUJSHME/ Juventus nuk ka hequr dorë nga ideja, ëndrra mund të realizohet verën e ardhshme

Delo.autor

E FUNDIT/ Lojtari i Kosovës “shtang” ish-trajnerin e Milan! Blerja e re e nis direkt keq

Delo.autor

SYNOJNË BLERJEN E AKSIONEVE/ Arabët nuk heqin dorë nga Interi

Delo.autor

Leave a Comment