Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GREZDA NUK GJEN QETËSI/ Sulmuesi i Kombëtares zgjedh skuadrën e re. Ja ku do të vazhdojë karrierën…

Tashmë nuk është më sekret, Eros Grezda nuk është më në planet e Osijekut dhe trajnerit të këtyre të fundit, Nenad Bjelica.

Në këtë situatë, sulmuesi i Shqipërisë ka filluar të shikojë për një destinacion të ri, me ofertat që nuk mungojnë. Sipas asaj që zbulojnë mediat në Kroaci, në gjurmët e futbollistit janë vënë skuadra nga Koreja e Jugut, Polonia dhe Hungaria. Mesa duket aventura e re e Grezdës do të jetë në Hungari.

“Germanijak.hr”, raporton se sulmuesi ka vendosur të vazhdojë karrierën te Diosgior në Hungari. Skuadra drejtohet nga ish-trajneri i Osijekut, Zoran Zekiç dhe për këtë arsye, Grezda ka vendosur të vazhdojë aty karrierën.

Related posts

POLEMIKAT PËR STOLIN E KLUBIT TË SERIE A/ Panucci: Roma nuk më ka kontaktuar, jam i fokusuar…

Delo.autor

KOMENTON MERKATON E INTERIT/ Moratti: Pengu im më i madh është…

Delo.autor

E rrallë, i dënuari luan me gjurmuesin elektronik në këmbë…

Sadik.Autor

Leave a Comment