Futboll Sport

“TURP TA LËSH NË STOL KËTË DJALOSH”/ Trajneri i Legias i thur elozhe Muçit: Është Messi ynë…

Ditën e mërkurë, talenti shqiptar, Ernest Muçi, u stërvit për herë të parë me skuadrën e re të Legi Varshavës. Pas seancës stërvitore, trajneri i skuadrës polake, Czeslav Miçnievic, nuk i ka kursyer elozhen për 19-vjeçarin, teksa nuk nguroi ta krahasonte atë me Lionel Mesin. Tekniku 51-vjeçar ndër të tjera deklaroi se do të ishte turp që Muçin ta mbanin në stol.

“Sa i përket Lionel Mesit tonë, Ernest Muçi, është gati të luajë. Është i lirë në lojë, sheh shumë mirë fushën, përpiqet të jap vertikalizime. Do të jetë shumë interesant për të ndihmuar lojtarët tanë Kapustka, Luquinhas, etj. Duhet ta shohim sërish formacionin në mënyrë që të luajnë të gjithë këta futbollistë që krijojnë shumë.

Do jetë turp të lësh një djalë të tillë në stol. Muçi është gati dhe shihet lehtë që ka ndeshje në këmbë dhe aftësi të mëdha. Liria, të kuptuarit e lojës dhe lëvizshmëria… Ishte kudo, duke ndihmuar këdo ishte e mundur. Jam i kënaqur dhe ishte lojtari më i ri në formën më të lartë”, tha trajneri i Legias.

Related posts

“DUAM TË ARRIJMË MAJËN”/ Legjenda Kahn: Me Bayern Munich fitoj…

Delo.autor

Milani përgatit kontratën për Conten. Ja çfarë pritet

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Mertens dhe Kat, vallëzim i “çmendur” në rrjetet sociale: Kështu sfidojmë karantinën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment