Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KATAR 2022″/ Surprizë tek Kombëtarja, Reja thërret futbollistin 17-vjeçar dhe lë jashtë ish-lojtarin e Partizanit…

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja do të publikojë të dielën listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e para eliminatore të Botërorit 2022 kundër Andorrës, Anglisë dhe San Marinos. Tekniku kuqezi kërkon të presë edhe sfidat e fundjavës të lojtarëve me klubet e tyre, përpara se të zyrtarizojë listën përfundimtare. Deri atëherë, “Balkanweb” mëson suprizën e parë të madhe.

Ai është Mario Mitaj. Futbollisti 17-vjeçar që luan me AEK në kampionatin grek ftohet për herë të parë në kombëtaren e madhe. Ai ka qenë pjesë e skuadrave të moshave kuqezi. Më parë Reja ka konfirmuar Nedim Bajramin si një tjetër prurje të re. Mesfushori që luan me Empolin pret të pajiset me pasaportën shqiptare për të debutuar.

Po ashtu, disa prej futbollistëve që kanë qenë pjesë e pandarë e kombëtares shqiptare në vitet e fundit pritet të mbeten jashtë. Një prej tyre është Lorenc Trashi. Shkak për këtë janë aktivizimet e pakta me skuadrat e klubeve dhe forma fizike e tyre. Sipas programit, përfaqësuesja shqiptare do të nisë grumbullimin të dielën në Barcelonë, përpara ndeshjes së parë kundër Andorrës.

Related posts

FORMULA 1/ Dita kur e gjithë bota qau: 26 vjet nga vdekja e “Njeriut të Shiut” (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Kumbulla dhe Rrahmani në karantinë, ja gjendja shëndetësore të stafit dhe lojtarëve

Delo.autor

SERIE A/ Ancelotti-Allegri, dueli i strategëve filloi nga mediat sociale

Sadik.Autor

Leave a Comment