Futboll Seria A Sport

INTER I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një pasimi nga Brozovic, ylli Lukaku ndëshkon Lazion (VIDEO)

Interi ka mbyllur pjesën e parë 2-0 ndaj Lazios me dy gola të Romelu Lukakut.

Fillimisht ishte Lautaro Martinez ai që fitoi penallti dhe shënoi belgu, ndërsa te goli i dytë në minutën e 44 të ndeshjes sulmuesi përfitoi nga një përplasje topi mes Lazzari dhe Brozovic.

Virojtësi anuloi për pozicion jashtë loje, por pasi u pa në VAR u vendos se topi i devijuar nga Lazzari për t’ia hequr Brozovic konsiderohet si drejtimi i tij final dhe si pasim për belgun që kështu kthehet në pozicion të rregullt duke qenë se merr top nga kundërshtari.

Megjithatë, edhe nëse pasimi do ishte nga Brozovic, linja tregoi se Lukaku ishte në pozicion të rregullt.

VIDEO

Related posts

ZYRTARE/ Luis Enrike është trajneri i ri i PSG-së. Spanjolli e nis me batuta: Thoni çfarë të doni, nuk marr vesh asnjë fjalë

F.autor

PAS MIQËSORES/ Momenti kur Panucci braktis intervistën (VIDEO)

Sadik.Autor

MILANI “FËRKON DUART”/ Chelsea mund ta humbasë FABREGASIN si lojtar të lirë

Isa.Autor

Leave a Comment