Futboll Seria A Sport

“JAM SI NJË BABA PËR YLLIN LEAO”/ Mbrojtësi Dalot: I detyrohem shumë Mourinho-s, më pas më ka treguar gjithmonë…

Mbrojtësi i Milan-it, Digo Dalot, ka dhënë një intervistë interesante për SportËeek.

“Fakti që e njoh prej vitesh Leao-n dhe që jam mik me të po më ndihmon shumë, por jam me fat edhe që kam gjetur një grup lojtarësh dhe një staf teknik që janë si një gjë e vetme”, ka shpjeguar Dalot në lidhje me eksperiencën e tij te Milan.

Përsëri për Leao-n: “Jemi të ndryshëm. Ndoshta kjo është arsyeja pse jemi kaq të lidhur, sepse plotësojmë njëri-tjetrin. Unë jam pothuajse një figurë atërore për të: e qetësoj, e ftoj të mendohet para se të bëjë një gjë”, ka shtuar Dalot.

“I qëndroj afër dhe i them atë që është mirë dhe atë që është keq. Ai bën të kundërtën: thotë se duhet të jem më i çlirët, se nuk duhet të shqetësohem shumë për gjithçka. Jemi të kundërt, është argëtuese”.

Në lidhje me personin që i ka hapur rrugën në skenat e mëdha të futbollit: Mourinho.

“Më ka dhënë shumë gjëra. Fillimisht më ka ndihmuar të bëj një hap të madh duke më aktivizuar në një kampionat të rëndësishëm dhe në kompeticionin më prestigjioz, Champions League”.

“Më pas më ka treguar gjithmonë, duke ma shpjeguar, atë që më mungonte për të luajtur në nivele të larta. Dhe më pëlqen mënyra si e menaxhon grupin”.

Related posts

PSG mer një sinjal të qartë/ 3 gola për 14 minuta, Monaco “leksion” Nantes

Isa.Autor

“PA TY GJITHÇKA DO TË KISHTE…”/ Casillas tërhiqet nga futbolli, Buffon i dedikon një mesazh falënderimi!

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH/ Të gjithë e presin te Barça, minutat e fundit Vidal ndryshon mendje

Isa.Autor

Leave a Comment