Futboll Premier League Sport

“KA NJË TË ARDHME TË SHKËLQYER PËRPARA”/ Solskjaer nuk fshihet më, tifozët e Manchester United mund të ëndërrojnë

Nuk është hera e parë që e pranon, por tani që gjërat nuk po shkojnë shumë mirë te Dortmund, çdo zë i merkatos mund të kthehet në diçka më shumë.

Ja pse fjalët e thëna nga trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer për median norvegjeze VG duken shumë si baza për një operacion të ardhshëm për ta marrë Erling Haaland te Djajtë e Kuq.

“Erling do të ketë një karrierë fantastike. Po e ndjek dhe e kam thënë gjithmonë”, ka thënë tekniku i Manchester Unites.

“Nëse nuk gaboj kemi kaluar bashkë 18 muaj. Pothuajse dy vite (te Molde). Një periudhë e mrekullueshme. Jam i sigurt se do të ketë një karrierë të madhe. Ka një të ardhme të shkëlqyer përpara”.

“Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur për t’u bërë një ekip më i mirë, njëkohësisht Haaland do të bëjë gjithçka është e mundur për t’u bërë një lojtar më i mirë. Ku do të shkojë? Nuk dua të them më shumë në lidhje me këtë. I uroj më të mirën. Zgjedhja që do të bëjë, do të varet vetëm nga ai”.

Related posts

Zbuloni formacionet zyrtare të takimit Kosta Rika-Serbi, ka plot surpriza

Sadik.Autor

Modric dhe Rakitic thonë lamtumirë me dy dedikime emocionuese: I dashur vëlla…

Isa.Autor

Roma – Benevento, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

Leave a Comment