Futboll Sport

“JE I ÇMENDUR, ÇFARË PO MË THUA?” Feliks Magat zbulon prapaskenën e transferimit të Raulit tek Schalke

Me transferimin e Raul Gonzalez, Feliks Magat, si ish-trajner dhe drejtor sportiv i Shalkes, siguroi një nga marrëveshjet më të bujshme që Bundesliga ka parë deri më tani.

Spanjolli ishte në gjendje të shënonte 324 gola nga 741 paraqitje, si një legjendë e vërtetë për Real Madridit para se të largohej për të veshur fanellën e Shalkes në vitin 2010. Në prestigjozen “BILD”, Magat zbuloi se si erdhi ndryshimi i ish-sulmuesit të klasit botëror. 67-vjeçari mori drejtimin e ekipit të Gelsnkirshen si trajner në 2009, dhe nga korriku 2010 deri në lënien e karrierës së tij në mars 2011, veproi si drejtor sportiv.

Me mbrojtësin Kristof Metzelder, i cili më parë luajti për Real Madrid për tre vite dhe më pas u transferua tek Shalke, Magat nënshkroi me një tjetër yll të ekipit mbretëror si Raul në verën e vitit 2010. Pas ardhjes së ish-lojtarit kombëtares gjermane, ai e pyeti trajnerin e tij nëse duhej një sulmues. “Po, sigurisht.” Më pas Metzelder tha: ” “A keni menduar ndonjëherë për Raulin? Unë i thash Metzelderit nëse je i çmendur? Mendova, se për çfarë po më flet për Raulin? Nëse ai ende dëshiron të luajë në Champions, atëherë vetëm në Gjermani do ta bëjë.”shtoi më pas ai.

Më pas Magat përfundoi: “Kur erdhi Raul tek ne, i thashë vetes çfarë kam bërë pasi nuk kishte gjendje fizike, por cilësitë sigurisht nuk i mungonin. Por me kalimin e kohës ai filloi duke shënuar rregullisht.”

Related posts

ZHDUKJA E ARBITRIT ITALIAN NË SHQIPËRI/ Eshtrat e gjetura do të ekzaminohen në Itali, ja lëvizjet e tij… (DETAJET)

Delo.autor

AS RONALDO DHE AS MESSI/ Haaland befason me sulmuesin që studion për t’u përmirësuar

Delo.autor

Mbrojtësi i Brazilit zbulon SHERRIN në fushë me Neymar: Më OFENDOI pse humba topin

Isa.Autor

Leave a Comment