Futboll Kombëtarja Sport

E FUNDIT/ QAKA rikthehet zyrtarisht tek Poli Iasi, arrihet marrëveshja me Steauan

Kamer Qaka nuk do të jetë më pjesë e Stauas së Bukureshtit. Mesfushori shqiptar u përjashtua nga skuadra nga presidenti i saj pas dështimit në Ligën e Evropës. Por nuk kanë shkuar as 48 orë dhe lojtari është bërë me skuadër të re. Në fakt fillimisht është dashur që të arrihet një marrëveshje mes dy klubeve, Steauas dhe Poli Iasit.

Kësisoj Qaka ka vendosur të rikthehet tek Poli Iasi, skuadër ku lojtari bëri emër. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, pasi Steaua ka mbajtur gjysmën e kartonit dhe gjysma tjetër i ka shkuar Poli Iasit. Lojtari ka nënshkruar kontratë me klubin rumun për tri vite.

Me rikthimin te Poli Iasit, Qaka pritet të luaj si titullar.

Related posts

Nis ndeshja në Lushnjë, Teuta me opsionin e vetëm 3 pikët

Q.Autor

ÇËSHTJA E SHOQATAVE RAJONALE TË FUTBOLLIT/ Reagon FSHF: Anëtarëve i është bërë presion për zgjedhje

Delo.autor

OPERACIONI “FSHESA”/ 5 lojtarë me “valixhe në duar”, Interi do të kursejë shumën e majme

F.autor

Leave a Comment