Bundesliga Futboll Sport

KAOS ME TAMPONIN/ 2 herë pozitiv dhe 1 herë negativ brenda pak orësh, si Muller rrezikoi zhvillimin e finales

Tomas Myler nuk mori pjesë dje një finalen e luajtur midis Bajernit dhe Tigresit në Katar. Çfarë ndodhi? Ashtu si të gjithë lojtarët, edhe Myler iu nënshtrua testit të COVID-it të hënën para ndeshjes me Al Ahlin. Rezultati: negativ.

Të mërkurën u bë një tjetër test tjetër me të gjithë lojtarët. Të gjithë rezultuan negativë me përjashtim të Mylerit që doli pozitiv. Lojtari kreu një test të dytë dje dhe rezultati ishte negativ. Më pas një të tretë dhe rezultati ishte pozitiv.

FIFA mori vendimin për ta pezulluar lojtarin bavarez për finalen dhe të lejonte zhvillimin e saj pasi asnjë lojtar tjetër nuk rezultoi pozitiv. Lojtari u largua menjëherë nga hoteli ku ndodhej skuadra dhe u vetizolua në një hotel tjetër.

“Bild” shkruan se nuk dihet ende se kush mund të ketë qenë personi që i ka transmetuar Mylerit virusin. Rastet e Martinezit më 23 janar dhe Goreckës më 27 janar janë shumë larg për të bërë një lidhje me infektimin e Mylerit.

Tomas do të jetë një humbje e madhe për skuadrën e Bajernit pasi sipas protokollit të COVID-it, lojtari do të qëndrojë të paktën 14 ditë në izolim. Në këto 14 ditë, Bajerni do të luajë 5 ndeshje të rëndësishme të cilat do t’i zhvillojë pa mesfushorin gjerman.

Nga klubi bavarez sigurojnë se lojtari është asimptomatik dhe gëzon shëndet të mirë. Me shumë mundësi lojtari do të udhëtojë me çarter nga Doha për në Mynih duke shmangur rrezikun e ndonjë infektimi të mundshëm të shokëve të skuadrës dhe stafit teknik.

Related posts

Kundër Danimarkës, Deschamps mendon për rotacion

Sadik.Autor

SAMPDORIA BËHET LËMSH/ Bonucci falënderon dhe realizon golin e sigurisë (VIDEO)

Delo.autor

MOMENTE TENSIONI NË FRANCË/ Futbollistët e Lille zihen me njëri-tjetrin. Gjyqtari i përjashton me karton të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment