Futboll Ligue 1 Sport

NDRYSHON POZICIONI I NEYMAR/ Ja formacioni i fikshëm i PSG-së me Mauro Icardin (FOTO)

Mauro Icardi sezonin e ri do të veshë fanellën e PSG-së.

Argjentinasi kaloi nga Interi te kampionët në fuqi të Francës në formë huazimi 1-vjeçar në ditën e fundit të afatit të transferimeve verore.

Paris Saint Germain gjatë merkatos së verës ka befasuar të gjithë pasi jo vetëm që nuk ka shitur Neymarin por ka përforcuar ekipin me prurje të reja.

Më e bujshmja është afrimi i Icardit që së bashku me Cavanin, Mbappen dhe Neymarin do të formojnë sulmin e frikshëm te skuadrës nga Parisi të cilët kanë synim triumfin në Champions League.

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel mund të luajë me dy sulmues në qendër, Cavanin dhe Icardin, ndërsa Mbappe do të pozicionohet nga krahu i majtë.

Ndryshim pozicioni do të kishte për Neymarin i cili pritet të luajë ropin e trekuartistit kurse në krahun e djathtë të sulmit do të pozicionohet Sabaria.

Ja formacioni i frikshëm i PSG-së sezonin e ri:

 

Related posts

PAS TRAGJEDISË NË NJË KLUB NATE/ Balotelli ka një mesazh për të rinjtë italian… (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË DHËNË ME NDIHMËN E TEKNOLOGJISË/ Ja pse goli i dytë i Ronaldos nuk duhet të ishte quajtur (VIDEO)

Delo.autor

Astori ka qenë fiksimi i Igli Tares, në vitin 2014 i vuri kundër tifozët (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment