Futboll Sport

KATAR 2022/ Befasohet Italia, trajneri Mancini zbulon vendimin për të ardhmen e tij

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini paralajmëroi se do të largohet nga drejtimi i kombëtates së kaltër pas përfundimit të Kupës së Botës në vitin 2022. Tekniku italian u shpreh në emisionin “Tiki Taka” se ka ndërmend të kthehet si trajner klubi pas vitit 2022.

“Kontratat janë aty, por mund të thyhen ose të rinovohen në çdo kohë. Italia në Kupën e Botës? Si fillim, duhet të kualifikohemi, përderisa nuk është e sigurtë duke parë se dështuam për kompeticionin e fundit. Kemi kampionatin europian, pastaj Ligën e Kombeve në shtëpinë tonë. Në harkun kohor të dy viteve, kemi 3 kompeticione dhe është e qartë që dua të jem në të treja. Me ekipin kombëtar ka disa ndeshje që ndonjëherë dikush mërzitet duke qëndruar në shtëpi. Kjo është çështja. Është një nder i madh të jem në pankinën e kombëtares së Italisë, sidomos në këtë moment kur ekipi është bërë mjaft konkurues. Më pas po, do të kthehem të stërvis një skuadër. Trajneri i ri i Italisë? Ka shumë trajnerë që mund ta kryejnë këtë detyrë, p.sh.: Gasperini, Alegri, Ançeloti”, u shpreh Mançini.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Barcelona dhe Atletico ndajnë pikët, vazhdon mallkimi për madrilenët në “Camp Nou”

Delo.autor

SERIE A Allan zgjat kontratën me Napolin deri në vitin 2023

Q.Autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Krijohet katërshja për kreun, ja situata e skuadrave pas javës së 14…

Delo.autor

Leave a Comment