Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI/ “YLLI” madrilen LË STËRVITJEN në gjysmë, ja SHKAKU…

Skuadra e Real Madridit po stërvitet në ”Red Bull Arena” të Nju Xhersit në mbrëmjen e djeshme. Ndërsa, Toni Kroos është detyruar të largohet nga seanca pak para përfundimit të saj.

Pas një ndeshje testuese në fushë të vogël, gjermani i tregoi stafit të Julen Lopetegui se po largohet nga seanca stërvitore.Mbetet të shihet nëse ai do të rikuperohet nga lëndimi për t’u përballur me Romën sonte.

Teksa, Jesus Vallejo, gjithashtu është duke vuajtur nga një lëndim në këmbë, i cili e detyroi ta humbiste ndeshjen me Juventusin.

Spanjolli madje mungoi edhe në seancën e djeshme stërvitore, ku ishin të pranishëm mbi 3000 tifozë të Real Madridit.

Related posts

MPOSHT XHUDISTEN AI SHISHIME/ Majlinda Kelmendi mbërrin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Delo.autor

E BUJSHME/ Kolegji i Garancisë që hedh poshtë vendimet e dy shkallëve të gjykimit për Juventus-Napoli

Delo.autor

JUVENTUS-ROMA/ Sarri me ndryshime në skemë, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment