Futboll Seria A Sport

NUK I NDAHEN TELASHET VETERANIT/ “Gardiani” Buffon hetohet për blasfemi pas sfidës me Inter

Xhanluixhi Bufon, mbrëmjen e të martës, në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Interit, preku shifrën historike të 1100 ndeshjeve të luajtura në karrierë, në të gjitha kompeticionet. Portieri legjendar i Juventusit, por edhe i Kombëtares së Italisë, protagonist me një gabim në rastin e golit të avantazhit zikaltër, por edhe me një pritje fenomenale në pjesën e dytë ndaj Darmian, që shmangu barazimin, në gjysmëfinalen e vajtjes, në stadiumin “San Siro”, gjithsesi mund të rrezikojë një tjetër paralajmërim, apo pse jo një dënim, për blasfemi.

Bufon, mesa duket, ka lëshuar fraza të forta, pasi pësoi golin e disavantazhit nga Lautaro Martinez, që në minutën e nëntë të pjesës së parë, ndonëse gjithçka e kapur nga mikrofonët anës fushës, për momentin nuk është zbardhur nga media italiane. Kujtojmë, se ky është një rast i përsëritur për “gardianin” 43- vjeçar, pasi një paralajmërim nga Gjykatësi sportiv i e kishte marrë edhe në datën 26 janar 2021, pasi më rastin e ndeshjes Parma-Juve, e luajtur më 19 dhjetor 2020, ai lëshoi një frazë blasfemie ndaj shokut të ekipit, Manolo Portanova.

Related posts

E bujshme/ Ylli i Romës del me origjinë shqiptare

Sadik.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Sparta Prague-Milan. Rezultati 0-1

Delo.autor

Frikë nga merkato/ Juventus rrit çmimin e Dybalas

Q.Autor

Leave a Comment