Futboll Seria A Sport

U TRANSFERUA KËTË VERË NË TURQI/ Pjanic thur elozhe: Unë e dua Juventusin, Allegri është numri një

Fundi i merkatos së kësaj vere e çoi atë në Turqi, por mes Miralem Pjanic dhe Juventusit ndjenja mbetet e veçantë. Kjo mund të shihet nga fjalët e boshnjakut për “Tuttosport”, i cili ishte gati të kthehej te Zonja e Vjetër”:

“Unë e dua Juventusin, jam i lidhur me tifozët dhe kam një raport të shkëlqyer me presidentin Agnelli. Por në futboll duhet të shikojmë përpara. Para së gjithash jam profesionist, ndaj tani dua të marr sa më shumë kënaqësi te Besiktas.

Me Juven kishte kontakte dhe takime agjenti im, por tregu i transferimeve nuk është kurrë i lehtë. Do të më pëlqente të kthehesha dhe do të kisha bërë gjithçka për t’u ritakuar me Allegrin, një garanci për Juventusin. Askush nuk është më i mirë se ai në këto situata”.

Për trajnerin livornez, Pjanic shton: “Max i bën të gjithë lojtarët të ndihen të rëndësishëm dhe nuk i mohon askujt shansin. Ai merr përgjegjësitë e drejtimit, nuk kërkon justifikime, kështu që skuadra ndihet më e fortë. Unë e konsideroj atë numrin një, është një trajner që të flet në fytyrë për mirë a për keq”.

Boshnjaku, pasi përshëndeti Barçën, kërkon shpagim në Stamboll: “Besiktas me të vërtetë më donte në ditët e fundit të merkatos dhe nuk mund të qëndroja te Barcelona me Koeman. Do të kisha humbur një vit tjetër, nuk e pranoja këtë, sepse dua të luaj. Koeman kishte një qëndrim me mua, të cilin askush nuk e kuptoi, as Messi.

Leo, sezonin e kaluar më pyeti disa herë: Pse nuk të lë të luash? Mos ka ndodhur diçka? Besiktas është kampion në Turqi, luan në Ligën e Kampionëve dhe e ka fanellën bardhezi. Më kanë mirëpritur në klub, do të jetë një sfidë tjetër e madhe”.

Më në fund, Pjanic e lë veten të japë disa konsiderata për Juventusin aktual: “Dybala ka një peshë të madhe mbi supet e tij, por tashmë është një kampion. Unë kam qenë me fat që kam luajtur me Ronaldon dhe Messin. Cristiano dhe Leo janë dy jashtëtokësorë, por Paulo është ai me të cilin jam argëtuar më shumë. Dybala është një top-lojtar, por si të gjithë ka nevojë për ekipin. Unë do ta këshilloja që të qëndronte te Juve, ku e duan shumë. Megjithatë, këto janë zgjedhje personale, të vështira për t’u gjykuar nga jashtë, sepse ndonjëherë dikush ndjen nevojën për stimuj të rinj”.

Related posts

32 PIKË NË 26 JAVË KAMPIONAT/ Rekord negativ në elitë, Kukësi s’fiton prej 7 ndeshjesh radhazi

Delo.autor

Reali, Barcelona apo…? Ja kush klub ka më shumë lojtarë në çerekfinalet e Botërorit (FOTO)

Isa.Autor

KA PËRJETUAR NJË “MAL” ME PROBLEME/ Klubi i Paok merr vendim për të ardhmen e Kaces

Delo.autor

Leave a Comment