Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Ish-numri 1 në botë e tenisit merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Simona Halep ka mbërritur në Rumani pas përfundimit të grand slam-it të Australian Open, ku u eliminua në çerekfinale. Pas mbërritjes ajo ka kryer vaksinën anti-Covid, duke marrë dozën e parë, me shpresën që sa më shpejt t’i rikthehet normalitetit.

Ish-numri 1 në botë për femra, tha: “Doja të vaksinonesha dhe tani jam mirë. Të gjithë duhet të vaksinohen, për të mirën e të gjithëve”. Halep është tenistja e vetme “big” që ka kryer vaksinën anti-Covid, ndërkohë që dozën e dytë do ta marrë më 17 mars.

“Shpresoj që edhe koleget e mia ta bëjnë sa më shpejt vaksinën, pasi kemi nevojë për t’u rikthyer në normalitet. Pas kësaj vaksine ndihem më e sigurt. Uroj që sa më shpejt të shophim pakëz dritë në fund të tunelit”, tha Halep.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid mendon akoma të transferojë yllin holandez…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Sancho dyfishon shifrat për Dortmund me një SUPER GOL nga… (VIDEO)

Delo.autor

14 NDESHJE RADHAZI PA HUMBJE/ UEFA përgëzon Kosovën: Këta djem meritojnë respekt…

Delo.autor

Leave a Comment