Futboll La Liga Sport

TËRBOHET PEREZ/ Reali i Madridit në TELASHE, humb gjyqin ndaj La Ligas

Duket se telashet nuk kanë fund për Realin e Madridit. Ata janë rikthyer te fitoret në fushë, por tashmë duhet të fitojnë “beteja” edhe në gjykata. Së fundmi ata kanë humbur gjyqin me La Ligan. Këta të fundit e paditën klubin madrilen pasi kanë ndryshuar fanellën gjatë sezonit.

Në ligj parashikohet që nuk mund ta ndryshosh fanellën gjatë kampionatit, por në kompedicione të tjera po. Fanella dorëzohet në fillimin e sezonit dhe duhet të mbetet e pandryshuar. Madrilenët kanë përdorur një stil të ndryshëm shkrimi për sa i përket numrave të stampuar. Sipas “As” Reali ka njoftuar ligën, por ky njoftim ka shkuar me vonesë dhe nuk është i vlefshëm. Gjykata e Shkallës së Parë i ka dhënë të drejtë La Ligës dhe në vendin shkruhet se është e provuar se Reali ka ndryshar grafikën e shkrimit të numrave.

 

Related posts

DASMA SI STADIUM/ Këngëtari sheh ROMËN në celular dhe këndon himnin

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Cagliari. Rezultati 2-0

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pritet të luhet sfida Shqipëri-San Marino, ja arbitri që do të vendosë drejtësi…

Delo.autor

Leave a Comment