Futboll Seria A Sport

KRITIKA NDAJ IBRËS/ Ish-drejtori sportiv: Milani nuk është ‘reality show’, e gabuar ajo që bën suedezi

Masimiliano Mirabeli, ish-drejtori sportiv i Milanit, kritikon pjesëmarrjen e Zlatan Ibrahimoviçit në “Sanremo” në këtë moment të vështirë të sezonit.

“Nuk e di kur janë firmosur kontratat, por e sigurt është se Milani nuk është një ‘reality show’. Është një çështje beqarësh dhe të martuarish, një mesazh shumë i gabuar brenda grupit. Kjo çështje, bashkë me zërat e rinovimit, nuk i bëjnë mirë grupit, janë shpërqendrime që në fund i paguan”, tha Mirabeli për “Radio Sportiva”.

Pastaj edhe një koment për humbjen në derbi dhe rinovimet e vonuara të Donarumës dhe Çalhanoglusë: “Interi fitoi me meritë. Milani provoi, por gjeti përballë një Handanoviç të shkëlqyer. Rinovimet e Xhixhos dhe Çalhanoglusë janë në kohë të gabuar. Sot që të dy mund të firmosin me këtë të duan”.

Related posts

“AI MERITON TOPIN E ARTË”/ ETO vlerëson: Hazard është në një nivel me…

Delo.autor

GUARDIOLA TREMBET NGA SARRI/ Stakon 120 milionë euro për yllin e Serie A

Delo.autor

Darmian drejt largimit nga United, Roma rivalizon Napolin për shërbimet e tij

Q.Autor

Leave a Comment