Gossip

KUJTESA DHE DASHURIA NUK ZHDUKEN KURRË/ Ish-gruaja e Davide Astori gjen buzëqeshjen në… krahët e mbrojtësit Kolarov

Kujtesa dhe dashuria, ato nuk zhduken kurrë. Por jeta vazhdon. Pikërisht kjo është ajo që po bën Francesca Fioretti. Ish-partnerja e Davide Astori, kapiteni i Fiorentinës, i cili vdiq tri vite më parë për shkak të një problemi në zemër, dhe nëna e Vittoria-s së tyre, po ecën përpara, duke u përpjekur të gdhendë një çikë lumturie.

Kështu, e përjavshmja “Chi” ka “kapur mat” Francesca dhe Kolarov, teksa shkëmbejnë një puthje. Mbrojtësi serb i Interit, pasi kaluan një pasdite së bashku në Milano, e shoqëroi atë përsëri në stacionin qendror. Me pak fjalë, Fioretti duket se ka gjetur një buzëqeshje dhe qetësi pranë serbit zikaltër, i cili është ndarë nga bashkëshortja prej ca kohësh dhe ka dy fëmijë: Una dhe Nikola.

Ndërkohë, sipas Ansa, supereksperti që duhet të hedhë dritë mbi vdekjen e Astorit,  ka vërtetuar se si aritmitë kardiake të zbuluara në kontrollet rutinë, të kryera nga lojtari, duhej të rekomandonin ekzaminime më të thelluara, si p.sh. holteri kardiak. Por, edhe ky ekzaminim vështirë se mund të kishte zbuluar kardiomiopatinë bententrikulare aritmogjenike, nga e cila vuajti kapiteni i Fiorentinës.

Related posts

NGREN TEMPERATURAT/ Tifozja e “çmendur” e Messit provokon me FOTO “të nxehta” në rrjetet sociale

Delo.autor

VIDEO/ Shikoni çfarë bën Neymar gjatë pushimeve

Q.Autor

NË NJË LIDHJE ME VAJZËN E KËNGËTARIT FRANCEZ? Zbulohet çfarë po ndodh me jetën personale të Kylian Mbappe

F.autor

Leave a Comment