Futboll Seria A Sport

NGA GARA PËR TITULL NË SERIE A TEK SHERRI IBRA-LUKAKU/ Altobelli: Juventus ka fituar tituj edhe pa CR7, Inter nuk bën dot pa…

Ish-lojtari zikaltër, Spillo Altobelli, mysafir në studiot e “RaiSport”, komentoi humbjen e Interit në “Coppa Italia”, kundër Juventusit. Këto janë fjalët e ish-futbollistit: “Ndihet shumë mungesa e Lukakut. Ne kemi parë se çfarë mund të bëjë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, i cili shënon dhe drejton ekipin. Interi humbi sonte, sepse Conte nuk dinte kujt t’i besonte. Edhe Hakimi, gjithashtu a një boishllëk të madh në krahun e tij”.

Pastaj, një vlerësim për trajnerin e ri të Juventusit: “Nuk e prisja një Pirlo kaq të mirë për një kohë të shkurtër. I zoti në menaxhimin e fitoreve, por edhe humbjeve, si dhe të momenteve të këqija te Juve. Ai sjell paqe dhe siguri në dhomën e zhveshjes”.

Në këtë pikë të sezonit po ngrihet pyetja: A i ndryshoi Interi planet e tij? “Vitin e kaluar përfundoi i dyti, me një pikë prapa Juventusit. Për momentin, zikaltrit po përpiqen të arrijnë rezultat sa më të mirë. Në fillim të sezonit, disa lojtarë që donte Conte mbërritën dhe Interi ka një skuadër të rëndësishme. Projekti nuk është ndalur, – gjykon Altobelli. – U luajt një gjysmëfinale e mirë. Pamë disa gabime, sidomos tek Interi, por ishte një lojë interesante”.

Në lidhje me çështjen Ibra-Lukaku, ai shtoi: “Në këtë moment mendoj se është detyra e secilit të flasë pak, ose fare për këtë çështje, sepse ka mbërritur në zyrën e prokurorit federal dhe ekziston frika e skualifikimit për të dy lojtarët. Paqja duket se është rikthyer, por është e qartë se është një paqe taktike. Lukaku është një lojtar që punon vetëm, e mban topin dhe, kur ia pasoni atë thellë, është i shpejtë e teknik. Juve ka fituar disa kampionate edhe pa Ronaldon, Lukaku, nga ana tjetër është njeriu shtesë i Interit. Belgu demonstron personalitet, vendosmëri dhe dëshirë, ai e drejton ekipin zikaltër”.

Related posts

TËRMETI/ Lila zbulon kauzën: Veteranët e Greqisë, Italisë dhe Turqisë ndeshje bamirësie për të prekurit

Delo.autor

Flet menaxheri: Manolas nuk largohet nga Roma

Sadik.Autor

Rrezik trukimesh në Botëror, do qarkullojnë qindra miliardë dollarë baste

Sadik.Autor

Leave a Comment