Futboll Seria A Sport

LAJM I KEQ PËR KOMBËTAREN/ U dëmtua në sfidën ndaj Atalantës, ja ekzaminimi i Elseid Hysajt…

Gjatë sfidës së mbrëmshme ndaj Atalantës në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, Elseid Hysaj u zëvendësua në minutën e 42′ duke i bërë vend Mario Ruit.

Pas ekzaminimeve mjekësore të ditës së sotme, mbrojtësi shkodran ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në këmbën e majtë.

Një lajm i keq ky për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare i cili ishte duke kryer paraqitje pozitive me fanellën e kaltër.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi napoletan me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË NAPOLIT –

“Elseid Hysaj i’u nënshtrua vizitave mjekësore dhe u evidentua një dëmtim të shkallës së parë në muskulin e këmbës së majtë. Futbollisti ka nisur menjëherë fazën e rehabilitimit.”

Related posts

BLERJA E BUJSHME/ Don Perez dëshiron transferimin e mbrojtësit të Bayern Munichit

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Kastrioti mposht Laçin mes vuajtjesh

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Angli-Bullgari. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment