Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Arsenal-Manchester City. Rezultati 0-1

Manchester City do ta vizitojë Arsenalin, në kërkim të një ecurie rekorde prej 18 fitoreve radhazi në Premierligë. Takimi i javës së 25-të mes liderit dhe topçinjve zhvillohet në Emirates, me fillim në orën 17:30. Skuadra e Pep Guardiolës e ka mposhtur Arsenalin e Mikel Artetës në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë.

Arsenali e ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe një lëshim tjetër ndaj liderit do t’ia shuajë shpresat për top katërshe.

City synon ta rrisë në 10 pikë epërsinë ndaj vendit të dytë, Leicester City, dhe 13 ndaj rivalit Manchester United në vendin e tretë. Tani për tani, Arsenali ngel nëntë pikë larg top katërshes. Arteta i ka besuar Granit Xhakës një vend titullar si gjithmonë edhe në këtë takim.

 

LIVE/ Arsenal – Manchester City 0-1

 

Mbyllet ndeshja

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 2/ Manchester City kalon në avantazh me golin e shënuar nga Raheem Sterling.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

TELENOVELA VAZHDON/ Manchester United gjen zëvendësuesin e Pogba në Serinë A, gati të plotësojë kushtet

Delo.autor

Real Madrid 6:0 Celta Vigo, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

SUPERKUPA E ANGLISË/ “Topçinjtë” mposhtin Liverpool me penallti, Klopp humb trofeun e parë të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment