Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Roma-Milan. Rezultati 1-2

Roma-Milan është kryesfida e javës së 24-rt të Serisë A. Verdhekuqtë dhe kuqezinjtë do të kërkojnë medoemos fitoren në këtë takim për të hedhur një tjetër hap drejt realizimit të objektivave përkatëse.

Për sfidën e sotme, trajneri i Romës, Paulo Fonseka ka vendosur të mos aktivizojë si titullar mbrojtësin e Shqipërisë, Marash Kumbulla. Duke parë se ka ardhur nga një dëmtim serioz, tekniku portugez nuk ka dashur të rrezikojë 20-vjeçarin duke vendosur ta lërë në sto. Kumbulla ishte heroi i Romës në barazimin 3-3 të ballafaqimit të parë të këtij sezoni mes skuadrave duke i dhënë ekipit kryeqytetas një pikë të çmuar në momentet e fundit.

Në krahun tjetër, trajneri Pioli ka vendosur të aktivizojë si titullarë mbrojtësin Fikajo Tomori dhe mesfushorin Sandro Tonali. Zlatan Ibrahimoviç kthehet si titullar në kampionat, kurse kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli është lënë në stol.

 

LIVE/ Roma – Milan 1-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 59/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Ante Rebic.

MINUTA 50/ Roma barazon shifrat me golin e shënuar nga Jordan Veretout.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 43/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Franck Kessie me penallti.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Humbja me Anglinë nuk kapërdihet nga tifozët kolumbianë, zbuloni çfarë kanë bërë

Isa.Autor

U GODIT ME PLUMB NË KOKË/ Dalin detaje të reja nga vrasja e liderit të ultrasve të Lazios

Delo.autor

MBYLLET AKANDI PËR SHIRITIN E CRISTIANO RONALDOS/ Zbulohet çmimi sa është shitur

Delo.autor

Leave a Comment