Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL-EVERTON/ Trajneri Klopp: S’do luajmë për hakmarrje. Ishim të zemëruar për Van Dijk, por…

Jyrgen Klop u bën thirrje lojtarëve të tij te Liverpu lit që ta kanalizojnë zemërimin e tyre në mënyrën e duhur në derbin me Evertonin ditën e sotme. “Reds”-at presin në “Anfield” rivalët e tyre të qytetit në një përballje që shkaktoi shumë polemika në tetor pas barazimit 2-2, i cili pati dy dëmtime serioze, një karton të kuq dhe një gol në shtesë që u anulua për pozicion jashtë loje.

Duke folur në konferencën e djeshme për shtyp, tekniku gjerman pranon se lojtarët e tij mbetën të zemëruar pas ndërhyrjes së pakujdesshme të Pikfordit ndaj Van Dajkut, që solli këputjen e ligamenti të gjurit të mbrojtësit holandez, i cili humbi sezonin. Pikford nuk u ndëshkua as me karton të kuq. “Asgjë nuk do mbajmë me vete për nesër. Një javë, dy javë apo tre javë më vonë pasi morëm diagnozën e Van Dajkut, ishte pozitive që nuk luanim sërish menjëherë me Evertonin, le ta themi në këtë mënyrë.

Të gjithë jemi qenie njerëzore dhe sigurisht që nuk ishte diçka e bukur, por tani është një histori e harruar. Nuk mendojmë më për atë. Është sërish një derbi dhe jemi të motivuar për të luajtur futbollin më të bukur dhe fituar”, tha Klop, i cili i thur elozhe edhe kolegut Karlo Ançeloti për ngushtimin e diferencave: “Evertoni ka pasur skuadra shumë të mira ndër vite.

Në ndeshje të veçanta mendoj se ka qenë me të vërtetë afër. Por një trajner si Karlo ndihmon çdo skuadër në botë. Ai ka një skuadër me të vërtetë të mirë dhe ndoshta është më pranë nesh se më parë prej pozicionit në klasifikim. Ka kaluar pak kohë që nga hera e fundit kemi qenë kaq pranë”. Kampionët do të jenë sërish pa shërbimet e Fabinjos, Milnerit dhe Zhotës, ndërsa për Nabi Keitanë do të vendoset në orët në vazhdim. “Fabinjo mungoi në stërvitje, por ai është pranë rikthimit. Ashtu si Milneri dhe Zhota, por jo mjaftueshëm për të qenë gati këtë fundjavë”, përfundoi Klop.

Related posts

Liverpooli i tregon derën sulmuesit anglez, Sturridge drejt largimit

Delo.autor

“GJITHÇKA ËSHTË NË DORËN E TIJ”/ Sarri flet për të ardhmen e Hazardit

Delo.autor

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Laura Merrin, futbollistja më SEKSI në planet (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment