Futboll Sport

NOTAT/ “Zhduku” Lukakun, Gjimshiti një “digë”. Asllani zëvendësues luksi

Prej shumë vitesh, Berat Gjimshiti është një realitet në Serie A, por dëmtimet e shpeshta zbehën pak statusin i tij si i paprekshëm në radhët e Atalanta-s. Ky ka qenë një sezon jo i lehtë për yllin kuqezi, i trazuar shpesh edhe nga zërat e merkatos ku Monza e Berlusconi-t e “përndoqi” gjatë gjithë janarit.

Në fund, Gjimishti dhe Atalanta vendosën të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre me trajnerin Gasperini që beson shumë në aftësitë e tij, pak nga pak po rikthehet të jetë titullar fiks, kështu ishte edhe përballë Inter, ku zbriti në fushë nga minuta e parë.

Pavarësisht se nuk arriti të shmang eliminimin e Atalanta-s, në fund të sfidës, Gjimshiti rezultoi lojtari më i vlerësuar në radhët e bergamaskëve, nota 6,5:

 

 

Gjimshiti

“I shkëlqyer në qendër të zonës, i hoqi sulmuesve të Interit disa topa të rrezikshëm”.

Asllani

I ndryshëm diskutimi për Kristjan Asllanin, as këtë herë Simone Inzaghi nuk preferoi të aktivizojë nga minuta e parë, i hedhur në fushë si zëvendësues në minutën e 71-të, nota 6 për Asllanin, shkruajnë mediat italiane.

Related posts

DUELI Chelsea-Man United/ Tifozët zgjedhin “ekipin ideal” të Mourinhos në Angli

Isa.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Ronaldo “MAGJIK”, ndëshkon Cagliari-n me 2 gola në 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

NGA RONALDO TE DONARUMA E DE VRAJ/ Ja çmimet “Gala” për sezonin e kaluar në Itali

Delo.autor

Leave a Comment