Futboll Sport

“MAGJI” NGA MESFUSHA/ Sulmuesi 16-vjeçar realizon golin e “çmendur” me kombëtaren e Ganës (VIDEO)

Sulmuesi 16-vjeçar ganez, Isahaku Fatau, ka shënuar një gol të çmendur së fundmi.

I grumbulluar me kombëtaren e Ganës së 20-vjeçarëve, Fatau ka realizuar një “perlë” nga mesfusha, në ndeshjen e fituar me rezultatin 4-0 ndaj Tanzanisë.

Pasi merr një top në mesfushë, talenti 16-vjeçar, nuk hezitoi, teksa gjuajti menjëherë me të majtën dhe topi u ndal në fundin e rrjetës.

Menjëherë pas kësaj, goli i shënuar nga Fatau nisi të bëhet viral në internet, teksa është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Related posts

Faza e 1/16-ave/ Sot luhen takimet Suedi-Zvicër, Angli-Kolumbi, formacionet e mundshme

Isa.Autor

SHUHET ËNDRRA E KAPITENIT LEGJENDAR TË ROMËS/ Habit bashkëshortja e Totti: Për fëmijën e katërt, të gjej grua tjetër…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Griezmann nuk shënon as me penallti, ish-portieri i Barcelonës e ndal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment