Futboll

Dorian Kërçiku do “tris” në Pogradec: Fitojmë sërish, ja cila ka qenë ndeshja më e çuditshme në të Parën

Tirana do “tris” ndaj Pogradecit. Pasi i kanë marrë 6 pikë të plota dhe i kanë shënuar 9 gola, bardheblutë kërkojnë fitoren e tretë sezonale. I këtij mendimi është edhe Dorian Kërçiku, i cili hapur e thotë që në këto 8 “finale” pret 24 pikë. Në një intervistë të dhënë për mediat, mbrojtësi i linjës së djathtë i bën “skanerin” kundërshtarit dhe luftës për kreun.

kerciku

Nis zyrtarisht faza “play off” për Tiranën, si i parashikoni 8 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni?

Janë 8 ndeshje shumë të rëndësishme, pasi këtu përcaktohet i gjithë sezoni. Jo më kot quhen “finale”, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i marrim me radhë për të siguruar njëherë e mirë ngjitjen.

Pogradecit i keni shënuar 9 gola, ndaj në letër duket një ndeshje e lehtë. A do të jetë realisht e tillë?

Nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë edhe nëse i kemi shënuar 9 gola. Do të jetë një ndeshje që nuk do t’i ngjajë asaj që luajtëm në kryeqytet. Ndaj, nuk ka vend për nënvlerësim, duhet ta marrim ndeshjen më shumë se seriozisht dhe ta zgjidhim që në pjesën e parë.

Dëshironi ta zgjidhni sa më shpejt, por minutat e para nuk sjellin kurrë “shpërthimin” e Tiranës?

Atëherë ka ardhur koha që ta zgjidhim edhe këtë ngërç. Nuk e kemi më luksin që të gabojmë. Nuk duam që t’ia lëmë rastësisë këtë ndeshje.

Bylisin nuk e keni mundur dot në dy fazat e para, ndaj lufta për kreun ka vetëm një kundërshtar…

Kemi edhe dy ndeshje me Bylisin dhe mendoj se do e mbyllim që në Ballsh këtë histori.

Në aksin Ballsh-Fier ka polemika dhe akuza në distancë. A prekeni nga këto deklarata?

Nuk na intereson se çfarë bëjnë ekipet e tjera. Nëse ne i kalojmë me sukses ndeshjet tona, jemi OK.

Kërçiku bën gjithçka mirë, megjithatë vetëm te goli ngec…

Është edhe një fazë e gjitha për t’u luajtur, ndaj deri në fund do ta bëj edhe unë ndonjë gol.

Në merkaton e verës dhe dimrit ju ka kërkuar Kukësi. Kur mendohej që gjithçka ishte e mbyllur, në fund nuk jeni larguar. Pas kjo zgjedhje?

Është zgjedhje zemre. Nga ky ekip kam dalë, pastaj ka ndikuar edhe presidenti Halili që më ka bindur. Por, më duhet që të falënderoj edhe Kukësin për interesin.

Çfarë pret Kërçiku nga këto 8 javë?

Asgjë më shumë se 24 pikë.

Nuk keni luajtur kurrë në Kategorinë e Parë, si ishte ky sezon?

Kur luan në këtë kategori, e kupton se sa ndryshon nga Superiorja. Por edhe Liga ka vështirë e veta, megjithatë kur kanë mbetur edhe 8 javë, nuk ka vend për panik. Le t’i kalojmë dhe të kthejmë gjithçka në normalitet.

Cila ka qenë ndeshja më e çuditshme e këtij kampionati?

Do thosha ajo me Tomorin, që luajtëm në Berat. Ishte fushë shumë e keqe, por të paktën e zgjidhëm shpjet.

Keni qenë disi me fat krahasuar me Bylisin, pasi mund t’ju ndodhte që të luanit si kundërshtar në një terren të baltosur?

Po, kemi qenë e fat. Shpresoj që të paktën të na ndjekë fati në 720 minutat e fundit.

ADELA MERKO

Related posts

E BUJSHME/ RONALDO rindez “zjarrin” e JUVES për JAMES, por me një kusht…

Isa.Autor

GUARDIOLA SHOKON ME DEKLARATËN/ Ja çfarë thotë për Liverpool: Nuk ka rëndësi nëse…

Delo.autor

Alex Sandro larg Juves, gati oferta marramendëse nga Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment