Futboll Seria A Sport

MBYLL MERKATON E JANARIT/ Juventus, betejë totale për 10 e së ardhmes

Edhe në merkaton e sapo mbyllur të janarit, Juventus ka treguar se mendon më shumë për të ardhmen sesa për të tashmen, duke bërë goditje për ekipin e parë dhe atë Under 23.

Stafi i Paratici-t dhe Cherubini-t është gjithmonë shumë aktiv në merkaton e të rinjve dhe kohët e fundit ka vënë në shënjestër një fantazist shumë interesant për të ardhmen.

Bëhet fjalë për Carney Chukwuemeka. Sipas The Times, në fakt, klubi bardhezi është gati të sfidojë klubet e mëdha të Europës për 17-vjeçarin.

Talenti i Aston Villa-s pëlqehet edhe nga Bayern Munich, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City. Një sfidë titanësh për të siguruar një nga lojtarët më të ndjekur të futbollit europian.

Related posts

KUKËSI-PARTIZANI/ Pas 11 minutash lojë, Musta ndëshkon “Verilindorët” me një goditje dënimi (VIDEO)

Delo.autor

9 TROFE NË 10 SEZONET E FUNDIT/ “Mbreti” i titujve, mesfushori Vidal nuk ka festuar vetëm në vitin…

Delo.autor

I OFROHET DREJTIMI I KOMBËTARES/ Guardiola: Ja tre arsyet pse nuk shkoj

Isa.Autor

Leave a Comment