Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Liverpool bën goditje të mëdha, Klopp merr dy mbrojtës. Guardiola vendos për…

Liverpuli ishte skuadra më aktive e Premier Ligës në ditën e fundit të merkatos, ndërsa Jyrgen Klop bëri gjithçka për të transferuar dikë për të mbuluar mungesat e mëdha në qendër të mbrojtjes. Dhe, kampionët e Anglisë, të cilët janë pa Van Dajkun, Gomezin e Matipin, transferuan dy qendërmbrojtës, Ozan Kabakun nga Shalke dhe Ben Dejvisin nga Prestoni. Talenti turk vjen në “Anfield Road” në formë huazimi deri në fund të sezonit për 2 milionë paund, me opsionin për t’u transferuar përfundimisht për një shifër rreth 16 milionë sterlina në merkaton e verës.

Ndërsa për qendërmbrojtësin e Prestonit “Reds”-at paguan 1.6 milionë paund me Van den Bergun që shkoi në drejtim të kundërt. Shalke, ndërkohë, e zëvendësoi Kabakun me Shkodran Mustafin, pasi Arsenali i prishi me konsensus 6 muajt e fundit të kontratës. Në Angli Kabakun e njohin pak, por ai konsiderohet një prej talenteve më të mëdha të Bundesligës. Shalke u detyrua të ulte pretendimet për mbrojtësin, pavarësisht se ai ka një kontratë deri në vitin 2024, për shkak të situatës financiare të klubit. Turkun, Klopi e ka kërkuar që në verën e shkuar. Ai është një lojtar me prezencë fizike, i fortë në luftën në ajër dhe në situatat një kundër një.

PRAPASKENAT – Transferimi i Kabakut nga Shalke erdhi pasi kampionët e Anglisë dështuan që të transferonin mbrojtësin e Marsejës, Dule Caleta-Carr. Mes Liverpulit dhe Marsejës kishte një akord për qendërmbrojtësin kroat, por francezët dështuan që të gjenin një zëvendësues për 24-vjeçarin, duke e bllokuar transferimin në çastet e fundit, ndërsa futbollisti ishte në aeroport, gati të nisej drejt Anglisë.

SITI-KOSTA – Mançester Siti mbylli një ditë të qetë merkatoje, ndërsa në orët e para të mëngjesit u përfol për një interes të mundshëm të kryesuesve të Premier Ligës për sulmuesin Diego Kosta, pa kontratë pas prishjes së akordit me Atletikon e Madridit. 32-vjeçari, i cili mund të vinte në “Etihad” duke parë problemet që ka pasur Serxho Aguero me dëmtimet këtë sezon, u bllokua nga Pep Guardiola, i cili nuk bëri asnjë blerje të rëndësishme këtë merkato, veç Filip Stevanoviçit, talentit serb të Partizanit të Beogradit. Sa u përket daljeve, “Qytetarët” dërguan tek Udineze në formë huazimi sulmuesin Braf, ndërsa Tejlor Harud-Bellis iu bashkua Blekbërn Roversit.

Related posts

SKANDALI/ Rrahën BARBARISHT zyrtarin e shtetit, 2 lojtarët e NJOHUR marin DËNIMIN DRASTIK

Isa.Autor

MILAN NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Maldini bën gati goditjen për merkaton e janarit, ja objektivi…

Delo.autor

GATI TË BËHET FUTBOLLIST/ Khabib: Kam folur me Ronaldon, klubi im…

Delo.autor

Leave a Comment