Futboll Sport

“BULLAFIQI PO VDES DUKE DHJ*RË”/ Vajza e Maradonës “shpërthen” ndaj mjekut të babait: Luque, je një bir ku**e

Në një mesazh në Instagram, Dalma Maradona, vajza e “Pibe de Oro”, komentoi audion tronditëse të bisedave në ditën e vdekjes së ish-yllit të futbollit, midis mjekut që mjekoi babanë e saj, Leopoldo Luque, dhe psikiatres Agustina Cosachov, të cilët tani po hetohen mbi këtë çështje: “Sapo mbarova së dëgjuarin audio midis Luque dhe psikiatrit. E vetmja gjë që i kërkoj Zotit është kjo: drejtësia të bëjë që të gjithë të paguajnë. Luque, ti je një bir kurve dhe shpresojmë që drejtësia të bëhet”.

“Bullafiqi po vdes duke dhj*rë”; audio-mesazhi i mjekut të Maradonës trondit Argjentinën
Personi që supozohej ta shëronte dhe ta mbronte atë, po del gjithnjë e më shumë si një figurë mjaft enigmatike. Mesazhet zanore të Leopoldo Luque, neurokirurgut të Diego Armando Maradonës dhe mjeku personal i tij, janë tronditëse. Dhe jo vetëm. “Agustina rri e qetë, – thotë Cosachov, figura tjetër shëndetësore (psikiatër), e regjistruar në listën e të dyshuarve, – ne kemi bërë gjithçka që është e mundur. Ai ishte një pacient i vështirë, familja ishte në dijeni të situatës. E vetmja gjë që ju kërkoj tani është të më paralajmëroni në rast se janë të zemëruar dhe të më tregoni se si do të veprojnë”.

Nuk ka mbaruar këtu, sepse Luque, teksa ndodhet në timon, rrugës për në shtëpinë e Diegos, i dërgon një audio tjetër një kolegu, që sapo kishte dëgjuar për lajmin tragjik të vdekjes së legjendës argjentinase të futbollit: “Po, bullafiqi po vdes duke dhj*rë. Duket se kishte një arrest kardio-respirator, unë po shkoj atje”. Materiali i rëndë u publikua nga portali argjentinas “Infobae” dhe krijoi ​​tërbimin e shumë mbështetësve të Maradonës. Ndërkohë, Prokuroria e San Isidro vazhdon me hetimin dhe në ditët në vijim, të dy, Luque dhe Cosachov, mund të akuzohen penalisht.

Related posts

Coutinho: U befasova kur pashë që Messi është person real

Q.Autor

VENDIM I PAPRITUR/ Lojtari i ROMËS ka VENDOSUR të luaj në kampiontin…

Isa.Autor

NDODH EDHE KJO/ Befason Honda, LOJTAR në Australi dhe TRAJNER në Azi

Isa.Autor

Leave a Comment