Futboll Seria A Sport

KONTROLL I PAPRITUR/ Ish-mesfushori i Lazios përfundon në burg, policia i sekuestron kokainë dhe një vlerë prej…

Alesandro Korvesi e nisi karrierën me te rinjtë e Lacios, ku u aktivizua në disa ndeshje, por pa mundur të bashkohet me ekipin e parë.

Në të ardhmen, mesfushori italian ka luajtur për skuadrat në kategoritë e ulta në vendin e tij, duke filluar nga Parto, te Pavia, Lupa Roma dhe së fundmi Kampus Eur.

32-vjeçari ka rënë në prangat e policisë dhe tani ndodhet në burg. Shkak për këtë është bërë një kontroll i policisë në shtëpinë e futbollistit, ku janë sekuestruar 25 pako me kokainë, 26 kg, me një vlerë prej 5 milionë eurosh.

Gjithashtu në shtëpinë e Korvesit janë sekuestruar edhe 210 mijë euro. Menjëherë pas kësaj, lojtari italian është arrestuar dhe tani ndodhet në burg, teksa ende nuk është dhënë masa përfundimtare për dënimin e tij.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Milan pranon huazimin me të drejtë shitjeje për sulmuesin

Isa.Autor

ZBULON SE ÇFARË I THA “PLESHTI” GJATË MIQËSORES/ Mesfushori Ribeles: Idiot, boll më godite

Delo.autor

BEFASON COURTUA: “Franca antifutboll, më mirë të na mundte Brazili”

Isa.Autor

Leave a Comment