Futboll Shqipëri Sport

“NDIHEM GATI PËR KOMBËTAREN E MADHE”/ Sulmuesi Sahiti: Nuk mërzitet askush edhe nëse…

Sulmuesi anësor shqiptar Emir Sahiti i cili aktivizohet në rradhët e skuadrës kroate Sibenik i huazuar nga Hajduku i Splitit po zhvillon një sezon të kënaqshëm. Në një prononcim për “Zëri.info” 22-vjeçari i Kombëtares U-21 ka folur për ecurinë e tij në karrierë, objektivat me klubin dhe për Kombëtaren e madhe:

Paraqitjet – “Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e këtij edicioni. Shpresoj shumë se do të vazhdojë në këtë mënyrë që ta ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave. Deri më tani i kam realizuar gjashtë gola. Synimi është të vazhdoj me gola dhe ndeshje të mira.”

Sibeniku – “Synimet e Sibenikut janë që të mbetemi në elitë. Unë jam i huazuar në Sibenik dhe premtoj se do ta jap maksimumin tim për arritjen e synimeve. Pas përfundimit të edicionit do të bisedoj me menaxherin tim dhe Hajdukun për të vendosur më pas për të ardhmen time.”

Kombëtarja e Shqipërisë – “Deri më tani nuk më ka kontaktuar askush. E imja është që ta tregoj veten në fushë dhe nëse me vjen ftesa nga Kombëtarja unë do të jem gati.”

Kosova – “Më duhet të bisedoj me familjen dhe menaxherin. Nuk duhet të mërzitet askush nëse e ndërroj Kombëtaren, pasi ne jemi vëllezër.”, përfundoi Sahiti.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Nuk ka rikthim të Dani Alves tek Barcelona, La Liga e ndalon për një arsye të veçantë

Delo.autor

TREGON ACARIMIN PAS ZËVENDËSIMIT/ Koeman: Mingeza? Ai po bën një sezon të shkëlqyer, por…

Delo.autor

REZULTOI POZITIV ME KORONAVIRUS/ Vjen lajmi për ish-lojtarin e Kukësit pas testit të dytë

Delo.autor

Leave a Comment