Futboll Seria A Sport

“MOS BËJ ROLIN E BUDALLAIT”/ Zbulohet çfarë i tha Chiellini mbrojtësit Rrahmani tek rasti i penalltisë

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen  që Napoli fitoi ndaj Juventusit në shtëpi me rezultatin 1-0.

Përveç se ishte një shtyllë në mbrojtje, Rrahmani fitoi edhe penalltinë te goli i vetëm i ndeshjes. Kosovari u godit në fytyrë nga Kielini dhe pas konsultimit në VAR, arbitri Doveri e akordoi 11-metërsh për Napolin, i cili u shndërrua në gol nga Lorenco Insinje.

Mbrojtësi i Juventusit nuk ishte aspak dakord me penalltinë, teksa mediat italiane kanë zbuluar edhe fjalët e italianit ndaj Rrahmanit, gjatë kohës kur ky i fundit oshte shtrirë. “Eja Rrahmani ngrihu. Mos bëj këtu rolin e budallait!”, mësohet t’i ketë thënë Kielini, ndërkohë që nga lojtari i Napolit nuk kishte reagim.

Related posts

Cristiano Ronaldo shton rekordet personale

Sadik.Autor

KUALIFIKIM DRITHËRUES/ Rangers i Bajramit “thyen” Fenerbahçe pas penalltive

F.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Tottenham. Rezultati 1-6

Delo.autor

Leave a Comment