Futboll Seria A Sport

“NË KAMPIONAT KEMI KOHË PËR TË RIKUPERUAR”/ Chiellini: Porto? Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

“Ndeshja e të shtunës nuk duhet të na trazojë. Është mirë që kthehemi menjëherë në fushë dhe mbi të gjitha të kërkojmë të jemi më të ekuilibruar. Në Champions do të jetë një histori tjetër dhe për të fituar këtu duhet qetësi. Në kampionat do të kemi kohë për të rikuperuar sepse kemi 16 ndeshje si gjithë të tjerat, plus një tjetër për të rikuperuar.

Ndaj, përderisa jemi ende në lojë për të tria kompeticionet, nuk kemi pse të shqetësohemi”. Xhorxho Kielini, kapiteni i Juves dhe lojtari që ndikoi në humbjen ndaj Napolit, duke shkaktuar penallti ndaj Amir Rrahmanit, ishte përkrah trajnerit Pirlo në konferencën për shtyp:

“Porto? Do të jetë një ndeshje e vështirë, e luftuar, por ajo që ne të gjithë duam të bëjmë është të fitojmë dhe të mos gabojmë siç kemi bërë në dy vitet e fundit, ku kemi dalë më shpejt se ç‘duhej nga Champions-i. Gjithsesi, mendoj se ambienti ynë është shumë i karikuar dhe për sfidën me Porton kemi ato vibrime të duhura për t’u kthyer nga Portugalia me një rezultat maksimal”.

Related posts

E BUJSHME/ ZIDANE ndez ëndrrat e TIFOZËVE të “djegur” për Champions: Shpresoj të kthehem në…

Isa.Autor

Jo vetëm Çani, ja lojtarët që kanë zhgënjyer më shumë këtë sezon në Superiore

Q.Autor

Heynckes blindon Lewandowskin: “Në dy vite do të arrijë 220 gola me Bayernin”

Sadik.Autor

Leave a Comment