Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

“SAN SIRO” ËSHTË STADIUM FANTASTIK”/ Mesfushori Bonaventura: Eksperienca ime tek Milan? Si një këngë e Queen…

Mesfushori i Fiorentina-s, Giacomo Bonaventura, ka dhënë një intervistë për kanalet e Lega Serie A, në të cilën ka folur edhe për eksperiencën e tij te Milan-i:

“Është një nder i madh që jam bashkë me lojtarë si Ilicic dhe Qugliarella në listën e atyre që kanë shënuar të paktën një gol në dhjetë sezonet e fundit të Serisë A”, ka thënë Bonaventura.

“Unë jam një mesfushor, luaj pak më larg portës, kështu që për mua është edhe më e vështirë të shënoj”.

Për Milan-in: “Mendoj se kënga e duhur për eksperiencën time kuqezi është ‘Don’t stop me noë’ e Queen. San Siro është një stadium fantastik dhe Milan një klub i madh, ku kam qenë shumë mirë”.

Related posts

NEYMAR “SHPËRTHEN” NGA FITORJA/ I feston si ULTRAS golat e PSG-së ndaj Manchester Unitedit (FOTO+VIDEO))

Delo.autor

Mësohen dy çifte të tjera të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës

Isa.Autor

Oferta arabe dhe RONALDO/ Ja kush qëndron pas Juventusit në tregun e aksioneve…

Isa.Autor

Leave a Comment