Futboll Seria A Sport

NGA IDHULLLI TEK GOLI MË I BUKUR ME INTERIN/ Rrëfimi special i Lukakut: Levandovski më i miri i momentit…

Intervistë në “Twitter” për Romelu Lukakun, sulmuesin e Interit, i cili është vendosur në gatishmëri të ndjekësve të tij duke iu përgjigjur kurioziteteve dy ditë nga derbi i Milanos i fituar 3-0 kundër Milanit, edhe falë një goli të tij. “Këtu ndodhem në shtëpi”, i ka thënë një tifozi që i kërkonte se kur do të rikthehej në Angli.

Cili është objektivi për pjesën finale të sezonit?

Në këto momente, ndeshja e radhës. Përqendrohem vetëm tek e tashmja.

Idhulli me të cilin je rritur?

Drogba.

Cili është momenti më i mirë i përjetuar tek Interi?

Deri tani ka shkuar gjithçka mirë, më mungojnë vetëm tifozët në stadiume.

Një mendim për Rashfordin?

Po përmirësohet vazhdimisht! Më pëlqen ta shikoj kur luan, është me siguri një nga lojtarët me më shumë talent, me të cilët kam luajtur.

Goli i preferuar i shënuar me Interin?

Ai në transfertë kundër Napolit, vitin e kaluar.

Kujtimet më të mira tek Uest Bromuiç Albion?

Debutimi dhe ndeshja ime e fundit.

Filmi i preferuar i animuar?

“Dragonball Z”.

Të pëlqen të jetoni në Itali?

Po, e dashuroj.

E pe derbin e “Merseyside”?

Po, jam i lumtur për Evertonin.

Mbrojtësi më i mirë me të cilin ke luajtur?

Vinsent Kompani.

Çfarë të pëlqen të bësh përtej futbollit?

Të qëndroj me djalin tim, të luaj dhe të shikoj basketbollin.

Xhordan apo LeBron Xhejms?

Mos ma bëj këtë. Diferenca mes Premier Ligës dhe Serisë A. Janë kampionate me stile të ndryshme loje, më është dashur pak kohë që të përshtatem.

Përveç Kobit, cili nga lojtarët e tjerë të NBA-së të frymëzon?

Me siguri LeBron Xhejms. Mënyra se si drejton skuadrat e tij dhe se si frymëzon një gjeneratë të tërë është vërtet mahnitëse.

Cili është lojtari më i mirë për momentin?

Levandovski, e adhuroj etikën e tij të punës dhe mënyrën e të luajturit. Një profesionist i vërtetë.

Çfarë the pas golit të 3-0 të shënuar Milanit?

Thashë shumë gjëra për faj të adrenalinës, imagjinoj (qesh).

Një koment mbi raportin me Lautaron…

Komunikimi ka qenë thelbësor. Kemi një raport të mirë me njëri-tjetrin, por mbi të gjitha punojmë për skuadrën.

Lojtari më i mirë brazilian që ke parë të luajë?

Nejmar.

A ke ndonjë peng në karrierën tuaj?

Përdor dështimet si motivim.

Si është prekja jote e topit?

(ishte një pyetje me ironi) Më e mirë se e jotja, siç mund të shikosh (u përgjigj Romelu duke bashkëngjitur një “gif” të një stopimi të tij gjatë një Atalanta-Inter)

Çfarë ndjen për Çelsin?

Asnjë tjetër veçse dashuri, më kanë dhënë mundësinë të arrij në Premier Ligë kur isha një djalosh. Nuk mund të kesh gjithçka në jetë, jam dakord. Jam i lumtur që kjo eksperiencë më ka sjellë atje ku jam sot.

Çfarë mendimi ke për Solskjaer?  Kishit një raport të mirë me të përpara se të largoheshit nga Junajtid?

Po punon shumë mirë. Duhet të dini që më pëlqen si trajner dhe si person, nuk i uroj asgjë tjetër veçse të mira.

Cili është lojtari kundër të cilit është më e lehtë të luash në stërvitje?

Stërvitja, në të vërtetë, është një zonë lufte. Trajnerit tonë nuk i pëlqen kur nuk japim maksimumin.

Related posts

Legjenda: Edhe MESSI nuk do t’i bënte “derman” këtij Manchester United

Isa.Autor

PRINDËRIT ZBULOJNË SKANDALIN/ Menaxheri i klubit sportiv u dërgonte foto nudo dhe mesazhe erotike fëmijëve të tyre

Delo.autor

E BUJSHME/ Klubi italian insiston për lojtarin e Manchester United, anglezët nuk “lëvizin” nga çmimi i vendosur

Delo.autor

Leave a Comment