Futboll Sport

“ËSHTË SHUMË I MOTIVUAR”/ Balotelli, gol i çmendur ndaj Goztepe dhe “qepeni gojën” në rrjetet sociale

Nuk është mister që Balotelli ëndërron ta veshë sërish fanellën e kombëtares italiane. Sulmuesi kontravers po përpiqet të bindë trajnerin Roberto Mancini me tingujt e golave ​​dhe paraqitjet duartrokitëse. Pas eksperiencës me fanellën e Monza, Balotelli zgjodhi t’ia riniste me Adana Demirspor, një klub turk i drejtuar nga Vincenzo Montella.

Ka qenë ky i fundit, personi që ka zbuluar mendimet e SuperMario: “Ai ka fiksimin për t’u rikthyer në kombëtare. Është shumë i motivuar, beson në këtë dëshirë, e di se duhet të punojë shumë. Mario mendon se deri pas tre muajsh do ta bindë Mancinin, trajnerin që di gjithçka për të, pikat e forta dhe të dobëta.

Ka kualitete teknike të jashtëzakonshme, është djalë i mirë. E kam gjetur shumë të motivuar, besoj se në karrierën e tij nuk ka qenë kurrë aq i përqendruar sa këtë vit me ne. Ai po rritet shumë, është kënaqësi ta stërvitësh, sepse i përket një niveli tjetër”.

Related posts

U LARGUA NGA STOLI I “ZIKALTËRVE”/ Antonio Conte është penduar, Inter ende konkurrues

Delo.autor

Legjenda Zanetti kritika Argjentinës: Ekip i lodhur dhe pa ide!

Sadik.Autor

Dëmtimi i Neuer, Bayern ‘hedh sytë’ nga portieri i Leverkusen

Q.Autor

Leave a Comment